Klubi I futbollit Struga Trim Lum, kampion i dyfishtë i Maqedonisë së Veriut, nga dita e sotme zyrtarisht ka trajner Legjendën e futbollit dhe trajnerin më të suksesshëm shqiptar në vendin tonë Qatip Osmani
Drejtori sportive Besar Isaku ka prezantuar sot trajnerin Qatip Osmani së bashku me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka me të cilin ka shënuar sukseset si strateg të futbollit në ekipin e Shkëndijës, Renovës dhe gjashtë muaj në ekipin Vllaznia të Shkodrës
“Me kënaqësi mund të them se arritëm marrëveshje me drejtuesit e klubit Struga Trim Lum që të drejtoj ekipin në kampionatin 2024/2025.
Qëllimi im dhe i klubit mbetet që Struga Trim Lum të prezantohet denjësisht në garat evropiane dhe të luftoj për titullin e tretë kampion.
Me përgatitje për sezonin e ri dhe garat evropiane startojmë më 5 qershor”, - ishin fjalët e par të tanimë trajnerit të ri të kampionit vendor Struga Trim Lum, Qatip Osmani.