FC Prishtina takohet me drejtuesit e Dinamos së Zagrebit

Futboll

FC Prishtina takohet me drejtuesit e Dinamos së Zagrebit

Më: 29 maj 2024 Në ora: 20:11
Prishtina - Dinamo, një foto e përbashkët

Me organizim të udhëheqjes së klubit GNK Dinamo Zagreb, udhëheqësja e FC Prishtina, ka vizituar kryeqytetin kroat, Zagreb. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte definimi i modaliteteve të bashkëpunimit në mes të GNK Dinamo dhe FC Prishtina.

“Gjatë takimit me kryetarin e klubit, Velimir Zajec, Drejtorin Sportiv, Marko Mariç, të dy klubet u dakorduan me kushtet kornizë të bashkëpunimit, fokusi i të cilave do të jetë:

1. Forcimi dhe zhvillimi i akademisë se futbollit të FC Prishtina, sipas modelit të zhvilluar dhe përpunuar nga GNK Dinamo Zagreb si dhe nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e stafit profesional të akademisë se Dinamos;

2. Sigurimi i trajnimeve profesionale të stafit të trajnerëve kosovar në akademinë e Dinamos

3. Promovimi dhe zhvillimi i talenteve të FC Prishtina, me objektiv transferimin e tyre në GNK Dinamo Zagreb;

4. Forcimi i skuadrës së parë “A” të FC Prishtina përmes huazimit të lojtarëve nga GNK Dinamo te FC Prishtina në sezonin vijuese;

5. Ofrimi i ekspertizës  dhe shërbimeve këshillimore për skuadrën e FC Prishtina në aspektin teknik, taktik, kondicional dhe ne aspektin e organizmit.

Në ditët pasuese pritet formalizimi i kësaj marrëveshje i cili do të pasohet me hapa konkret të realizmit të këtij bashkëpunimi”, njofton FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat