Broja: Familja më dërgoi për pushime çdo vit në Shqipëri

Futboll

Broja: Familja më dërgoi për pushime çdo vit në Shqipëri

Më: 29 maj 2024 Në ora: 20:20
Broja në mes

Armando Broja ka dhënë një rrëfim.

Sulmuesi i Chelsea ka treguar gjithçka para EURO24, por njëkohësisht edhe për fëmijërinë e tij, teksa familja e dërgonte me pushime çdo vit në Shqipëri që të mos harronte vendin e tij.

“Në fillim nuk dita shumë për historinë e Shqipërisë dhe gjuhën. Por babi dhe mami më mësuan, kuptova gjuhën dhe fillova që të iki çdo vit me pushime në Shqipëri. Ikja në plazh ose vizitoja familjen kur isha i vogël në Shqipëri.

Fillova të mësojë edhe historinë dhe gjuhën e kuptova më mirë. Ishte pak e vështirë pasi kam lindur në Angli, kam pasur pak probleme me gjuhën pasi në Shqipëri nuk më kuptonin shumë mirë, nuk flisja me theksin tamam, por mësova pak nga pak”, tha Broja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat