Medon Berisha e ka mbyllur me falenderime sezonin te Lecce. Mesfushori 20-vjeçar sjell në vëmendje objektivin e arritur të mbijetesës, teksa nuk harron tifozët.
“E mbyllim këttë sezon me objektivin e arritur. Falenderoj shokët e skuadrës, tifozët dhe klubin për këtë vit të jashtëzakonshëm”, shkruan mesfushori shqiptar.
Kujtojmë se Berisha është preferuar nga Sylvinho për Europianin e Gjermanisë.
Ftesa e kapitenit të Shpresave ishte surprizë, që u mbështet nga opinioni sportiv.