Sulmuesi Suad Sahiti ka ndarë rrugët me FC Shkupi.
Kontrata e tij me klubin nga Çairi ishte për një vit, por mësojmë se 29-vjeçari ka shkëputur marrëveshjen para kohe.
Sahiti së shpejti do të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.
Ai më 5 korrik të vitit të kaluar kishte firmosur kontratë njëvjeçare me bardhekaltrit.
Pas disa ndeshjeve të mira, atij për fat të keq i ndodhi një fatkeqësi, kur në stërvitje pësoi një lëndim të rëndë, pas çka u operua.
Ai ishte jashtë fushës për 6 muaj të plota, ndërsa tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sahiti karrierën e ka nisur te Hajvalija, pastaj u transferua te Rabotnicki, ka lujtur për Skënderbeun në Shqipëri, Larisa në Greqi, Septemvri në Bullgari, Visla Plockë në Poloni, Zrinjski në BeH, në Shibenik të Kroacisë dhe Lapi të Kosovës.