Kapiteni “kriset” me klubin

Futboll

Kapiteni “kriset” me klubin

Më: 29 maj 2024 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Marrëdhënia e Giovanni Di Lorenzos dhe Napolit duket tashmë e “krisur” përfundimisht.

Agjenti i kapitenit të napoletanëve konfirmoi se ai nuk do të veshë më fanellën e kaltër dhe në këtë mes kërkon të përfitojë Juventus.

Bardhezinjtë janë të favorizuar mes shumë klubeve që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit të djathtë, kjo prej drejtorit sportiv, Giuntoli i cili më herët ka punuar te Napoli, madje ka qenë vetë ai që e ka afruar lojtarin në fjalë te napoletanët.

Aktualisht, Napoli e vlerëson kartonin e Di Lorenzos me 20 milionë euro, shifër e lartë për Juventusin. Megjithatë, bardhezinjtë mund të përfshijnë në këtë operacion emra si Perin, Rugani apo edhe Kean për të ulur kostot e transferimit të mbrojtësit në Torino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat