Koeman: Nëse Zirkzee do të ishte në formë, do të kishte një rast

Futboll

Koeman: Nëse Zirkzee do të ishte në formë, do të kishte një rast

Më: 29 maj 2024 Në ora: 23:25
Ronald Koeman

Trajneri ka bërë të qartë se nuk ishte një zgjedhje teknike, por e diktuar nga dëmtimi që i ndodhi.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, foli në konferencën për shtyp pas shpalljes së listës me 26 lojtarë të thirrur për Kampionatin Evropian.

Një nga përjashtimet e mëdha ishte ai i Joshua Zirkzee, objektivi i Interit, Milanit dhe Juventusit pas sezonit fantastik të luajtur me Bolonjan:

“Po të ishte në formë, do të kishte një rast”, shpjegon trajneri, duke bërë të qartë se nuk ishte një zgjedhje teknike, por e diktuar nga dëmtimi që i ndodhi.

Koeman vazhdoi më pas, duke folur edhe për lojtarë të tjerë të Serisë A si Teun Koopmeiners, Tijjani Reijnders dhe Stefan de Vrij: "Mesfushorët e Atalantës dhe Milanit nuk do të na bashkohen deri më 7 qershor.

Ata do të humbasin ndeshjen e parë miqësore. Mbrojtësi i Interit, nga ana tjetër, e thirra sepse është një futbollist që luan rregullisht në nivelet më të larta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat