Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Futboll

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 08:49
Lionel Messi

Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur nga distanca në ndeshjen e fundit me Inter Miamin në Major League Soccer.

Inter Miami u mposht në shtëpi nga Atlanta Utd me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Pika e vetme pozitive e vendasve nga Florida ishte paraqitja individuale e yllit argjentinas, Messi.

Messi dhuroi një paraqitje brilante duke krijuar shumë raste për gol, teksa shënoi edhe goli i vetëm të ekipit të tij.

Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 62-të, kur pas asistimit të Busquets ngushtoi rezultatin në 1-2.

Megjithatë, ky gol mori një vëmendje të madhe pasi tifozëve të futbollit ua kujton golin mahnitës kundër Meksikës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Mënyra se si ai e gjuajti atë top, mënyra se si shkoi drejt portës e bëjnë atë kaq të ngjashëm me këtë gol ikonik që shpëtoi ëndrrën e Argjentinës

Ndryshe, Messi tani ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 13 paraqitje për Inter Miami këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat