Egnatia padiksutim është skuadra e momentit në Shqipëri.
Rrogozhinasit janë në “qiellin e shtatë” pasi këtë sezon ia dolën të fitojnë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa do të luajnë një tjetër finale, atë të Superkupës ndaj Kukësit.
Një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin e Edlir Tetovës, ku shpërblimet dhe premiot nuk kanë munguar.
Kështu pas këtyre rezultateve një tjetër shpërblim shkon për kampionët.
Bashkia e Rrogozhinës ka vendosur të japë 1.5 milionë lekë për të gjithë ekipin e Egnatias për suksesin e arritur.
Shumë kjo që motivon akoma më shumë lojtarët për pjesmarrjen e tyre në Champions League, ku do të debutojnë për herë të parë në një kompeticion të tillë.