Fenerbahce nis kontaktet me sulmuesin francez

Futboll

Fenerbahce nis kontaktet me sulmuesin francez

Më: 30 maj 2024 Në ora: 11:57
Tifozët

Karim Benzema është i palumtur në Arabinë Saudite.

Ish-sulmuesi i Real Madrid po mendon seriozisht largimin nga Al-Ittihad vetëm pas një viti, me lojtarin që ka kontratë me klubin saudit deri në verën e vitit 2026.

Megjithatë, sezoni i parë larg Europës nuk ka shkuar aspak sipas pritshmërive, me francezin që po studion tregun dhe po planifikon një rikthim në kontinentin e vjetër, teksa mediet turke bëjnë me dije se Fenerbahce ka nisur kontaktet me Benzema-n.

36-vjeçari ka luajtur vetëm 33 ndeshje me Al-Ittihad, 21 prej të cilave në kampionat, me një total prej 16 golash, teksa në këtë edicion sulmuesi ka pasur edhe periudha në të cilat ka qenë i dëmtuar, ose të paktën kështu janë raportuar nga klubi i tij.

Tani, nënkampionët e Turqisë po studiojnë tregun për të ndërtuar organikën e sezonit të ardhshëm dhe janë të gatshëm të ulen në bisedime me lojtarin dhe po flasim për një transferim për të cilin Fenerbahce nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 15 milionë euro, sa i përket kartonit.

Natyrisht, më pas do të jetë pika të tjera për t’u diskutuar, si kohëzgjatja dhe paga, por për momentin duhet gjetur gjuha e përbashkët më Al-Ittihad për ofertën e klubit turk, e më pas për të vazhduar me detajet e tjera, ndërsa nga Franca pak më parë kanë raportuar se Benzema mund të mendojë edhe një rikthim në kampionatin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat