Juventusi dhe Napoli, gati për të bërë një shkëmbim të bujshëm

Futboll

Juventusi dhe Napoli, gati për të bërë një shkëmbim të bujshëm

Më: 30 maj 2024 Në ora: 12:33
Juventusi

Juventusi dhe Napoli, gati për të bërë një shkëmbim të bujshëm!

Ideja e fundit e transferimit që përfshin Juventusin dhe Napolin ka të bëjë me një shkëmbim të bujshëm. “La Stampa” shkruan për këtë sot, në faqet e saj, teksa nuk e përjashton transferimin e Federico Kieza në hijen e Vezuvit dhe të Xhiovani Di Lorenzo në “Continassa”.

Gazeta torineze nënvizon se numri 7 aktual bardhezi nuk konsiderohet i patransferueshëm nga “Zonja e Vjetër”, ndërsa kapiteni i kombëtares italiane është në mosmarrëveshje me klubin e De Laurentiis dhe ka kërkuar largimin edhe përmes deklaratave të agjentit të tij, Xhiufredi.

Shkëmbimi nuk është i pamundur, sipas “La Stampa”, megjithëse përfundimisht do të jetë e nevojshme të shtohet një shumë parash në favor të Juventusit, i cili e vlerëson Kieza-n rreth dyfishin e vlerës së Di Lorenzo, për të cilin Napoli kërkon rreth 20 milionë euro. Diskutimet mes dy klubeve janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat