Gentian Mezani drejt rikthimit në Shqipëri

Futboll

Gentian Mezani drejt rikthimit në Shqipëri

Më: 30 maj 2024 Në ora: 12:39
Gentian Mezani

Arjan Bellai u largua nga Bylisi dhe do të vazhdojë karrierën te Vora. Në këto kushte në Ballsh aktualisht janë pa një timonier dhe drejtuesit vazhdojnë punën për gjetjen e një zëvendësuesi.

Kështu bëhet me dije se krerët e klubit kanë pikatuar Gentian Mezanin. 48-vjeçari del trajner i lirë në fund të qershorit, pasi i përfundon kontrata me Gjilanin.

Vlonjati shikohet në Ballsh si një alternativë e duhur për t’i besuar skuadrën për sezonin e ri. Siç dihet ballshiotët kanë siguruar ngjitjen në Superiore dhe sezonin e ri do të synojnë të jenë protagonistë dhe të qëndrojnë mes më të mirëve në elitë.

Mezani ka eksperiencën e duhur, pasin është një njohësh shumë i mirë i Superiores. në të kaluarën në vendin tonë ka drejtuar ekipe si Flamurtari, Laçi  apo Luftëtari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat