Politikan, pronar anijesh, botues, sipërmarrës dhe president futbolli. Nuk është rastësi që e etiketojnë “Berlusconi grek”, edhe pse ai e ka refuzuar vazhdimisht krahasimin: “E respektoj, por jam Marinakis dhe vij nga Pireu”.
Evangelos Marinakis është një nga arkitektët kryesorë të triumfit të Olympiacosit, skuadra e parë greke që fiton një trofe europian falë suksesit 1-0 në Conference League kundër Fiorentinës.
56 vjeç, ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe me ndikim në industrinë globale të anijeve: zotëron një nga flotat më të mëdha tregtare në botë, me një vlerë totale që i kalon dhjetë miliardë euro.
Që nga vera e vitit 2010 ai është bërë pronar i klubit të Athinës, më i suksesshmi në futbollin grek: bardhekuqtë, nën drejtimin e tij, kanë fituar dhjetë kampionate dhe katër Kupa të Greqisë, por suksesi i djeshëm është pa dyshim suksesi më i rëndësishëm.
Në vitin 2017 ai mbërriti në futbollin anglez duke blerë Nottingham Forestit, një skuadër të cilën e riktheu në Premier League në maj 2022 pas 23 vitesh pritje. Këshilltar bashkiak në Pire, president i ligës greke të futbollit dhe nënkryetar i Federatës, Marinakis është një figurë shumë e dashur (kishte premtuar një çmim prej 5 milionë eurosh në rast fitoreje në Conference League) por e diskutueshme.
Në drejtim të tij ka akuza të rënda si i përfshirë në baste futbolli dhe trafik droge, por ai gjithmonë ka dalë i pastër. Tani, me këtë arritje të pabesueshme, ai është kthyer në një legjendë.