Ka gati një superzëvendësim

Futboll

Ka gati një superzëvendësim

Më: 30 maj 2024 Në ora: 13:04
Abraham

Roma është duke përgatitur të bëjë revolucion për sezonin e ri, pasi është viti i katërt radhazi që nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Me Daniele De Rossin të konfirmuar tanimë, Roma pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar veror.

Romelu Lukaku nuk do të blihet nga Chelsea pasi Giallorosët nuk duan të shpenzojnë 40 milionë euro për të.

Tammy Abraham është në rrugë për tu rikthyer në Ligën Premier pas tre viteve të kaluara në kryeqytetin italian.

Roma është në bisedime për shitjen e sulmuesit anglez te Leicester City për 28 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat