Ajeti: Çdo ndeshje do jetë speciale në Europian

Futboll

Ajeti: Çdo ndeshje do jetë speciale në Europian

Më: 30 maj 2024 Në ora: 14:27
Arlind Ajeti

Nga Franca në Gjermani, për Arlind Ajetin është Europiani i dytë me fanellën kuqezi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare tregon emocionet, por edhe çfarë ka ndryshuar gjithë këto vite.

“Emocionet janë vështirë të përshkruhen, por dua të them që sa herë më thërret Kombëtarja jam gjithmonë i lumtur. Europiani është diçka shumë e veçantë dhe mezi presim që të fillojë.

Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe pothuajse të gjithë luajnë në ekipe të mëdha.

Kjo mendoj që është diferenca nga viti 2016. Gjithsesi angazhimi, motivimi në Kombëtare është gjithmonë në maksimum.

Besoj që tifozët nuk kanë nevojë për thirrje, në çdo ndeshje na kanë ndihmuar dhe besoj që edhe në dy ndeshjet miqësore do të jenë pranë nesh.

Çdo ndeshje do jetë speciale në Europian, nuk mund të them Italia, Kroacia apo Spanja. Çdo ndeshje është speciale dhe do të bëjmë maksimumin”, përfundoi Ajeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat