Red Bulli bën të ëndërrojnë tifozët e klubit anglez

Futboll

Red Bulli bën të ëndërrojnë tifozët e klubit anglez

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:25
Tifozët

Pas Salzburgut, Leipzigut, Bragantinos dhe Nju Jorkut, është radha e Leedsit. Red Bulli, në fakt, bëhet pjesë e klubit anglez, pasi zhgënjimit për dështimin në play-off për t’u rikthyer në Premier League. Kompania e njohur e pijeve energjike po zgjeron galaktikën e saj të futbollit duke zbritur në Angli.

Ky nuk është një “pushtim” total i Leedsit, por më tepër një hyrje në kompani si aksionar i pakicës dhe si sponsor. Një mënyrë, në çdo rast, për të qenë pjesë e fortë e klubit.

Vitet e fundit, Red Bulli ka pasur mundësinë të fitojë me Salzburgun dhe Leipzigun, duke e bërë ekipin gjerman ndër më të mirët në skenën gjermane dhe më gjerë, duke investuar gjithashtu në Brazil me Bragantinon dhe në MLS e Nju Jorkun.

“Klubi i Futbollit Leeds United është krenar të shpallë një marrëveshje të re shumëvjeçare me Red Bullin, duke e bërë atë partnerin kryesor të fanellës së klubit duke filluar nga sezoni i ardhshëm”, lexohet në njoftimin e klubit anglez.

“Red Bull do të bashkojë forcat me Leeds United për të rritur popullaritetin dhe rëndësinë ndërkombëtare të klubit. Nga sezoni 2024/2025, Leeds United do të shfaqë markën e Red Bull në pjesën e përparme të veshjeve të ekipit të parë për meshkuj dhe femra.

Marrëveshja sjell të ardhura të reja komerciale dhe investime të mëtejshme kapitale për një pakicë të aksioneve që do t’i mundësojë më tej klubit të konkurrojë brenda dhe jashtë në fushës në kërkim të promovimit sezonin e ardhshëm”.

Duke pasur parasysh rritjen e skuadrave të kontrolluara nga Red Bull, tifozët e Leeds tani ëndërrojnë të jenë në gjendje të kthehen menjëherë në Premier League dhe të synojnë objektiva të mëdha edhe në Elitë", ky është njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat