Tirana vazhdon të mendojë për trajnerin e ri.
Ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport”, klubi këtë javë pritet të konfirmojë trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë.
Presidenti Refik Halili dhe stafi i tij do të vendosin se cili do të jetë ai që do të marrë përgjegjësinë për të ribërë ekipin, që mendohet të nisë punën në javën e parë të qershorit. Emra ka sa të duash, por alternativat sa vinë e ngushtohen.
Së fundmi, tri emra të tjerë dalin në skenë për Tiranën. Më saktë janë trajnerët e mundshëm që mund të drejtojnë bardheblutë.
Përsa i përket Ilir Dajës, nëse ndërron ambient, gjasat janë të mos afrohet te Tirana.