Ermal Krasniqi është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në grumbullim për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.
Ai dhe ekipi zhvilluan sot stërvitjen e parë në këtë grumbullim, kurse për Krasniqin ishte stërvitja e parë me trajnerin Franco Foda.
Ai tha se është ndjenjë e veçantë të ftohem nga Kosova dhe u zotua se do të japë më të mirën nga vetja.
“Rikthehem në kombëtare dhe çdo herë është ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova.
Kjo ishte stërvitja e parë për mua me trajnerin e ri dhe më ka pëlqyer shumë puna e tij dhe do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja.
Miqësorja kundër Norvegjisë është një test shumë i vështirë por ne kemi skuadër shumë të mirë dhe duhet të mësohemi të luajmë kundër ekipeve të forta, pasi në kualifikime do të takohemi me skuadra të tilla”, tha Krasniqi.