Sezoni rekord i Ronaldos

Futboll

Sezoni rekord i Ronaldos

Më: 30 maj 2024 Në ora: 20:19
Messi e Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk mundi që të fitonte titullin këtë sezon me Al Nassr në Arabinë Saudite.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi portugezin për të vijuar me rekordet e tij personale, teksa 39-vjeçari ia doli ta mbyllte kampionatin me plot 35 gola.

Një rekord ky për futbollin saudit, teksa së fundmi del në pah edhe një statistikë interesante që e krahason Ronaldon me rivalin e tij historik, Lionel Messin.

Sulmuesi i Al Nassr dukë mbërritur në kuotën e 35 golave në kampionat, ia del të parakalojë Messin që është ndalur në kuotën e 34 golave.

E veçanta e kësaj statistike është se argjentinasi këto 34 gola, i ka shënuar përgjatë tre viteve të fundit prej kohës kur është larguar nga Barcelona në vitin 2021.

Pavarësisht se Messi kaloi dy sezone me Paris Saint-Germain dhe së fundmi aktivizohet te Inter Miami në Amerikë, nuk ia ka dalë të ketë vazhdueshmërinë e zakonshme në realizimin e golave duke mbetur kështu shumë pas CR7 që në vetëm një sezon, ka shënuar më shumë seç ka bërë ish-sulmuesi i Barcelonës në tre vitet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat