Ish-zv.trajneri i ekipit të parë do të marrë detyrën e Drejtorit Teknik të Akademisë së Futbollit Tirana.
Ndryshime tek Tirana. Vangjel Mile, së fundmi zv-trajner i skuadrës së parë, është emëruar në rolin e Drejtorit Teknik të Akademisë së Futbollit Tirana. Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardheblu me një postim në rrjetet sociale.
"Klubi i Futbollit Tirana njofton se Vangjel Mile do të jetë Drejtori Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana.
Mile ishte së fundmi zv. trajner i ekipit të parë KF Tirana, por duke parë eksperiencën që ai ka, klubi i ka besuar këtë pozicion të ri. Kemi besimin se Mile do të jetë një ndihmë e madhe dhe urë lidhëse e fortë mes talenteve të së ardhmes dhe kontigjentit të ekipit të parë.
KF Tirana e falënderon për kontributin e dhënë si pjesë e stafit teknik në ekipin e parë KF Tirana, duke i uruar suksese në detyrën e re, si pjesë e strukturës më të rëndësishme të Akademisë bardh’ e blu", njofton KF Tirana/