Mediumi zviceran: Ja për çka kishte vuajtur Xherdan Shaqiri 

Futboll

Mediumi zviceran: Ja për çka kishte vuajtur Xherdan Shaqiri 

Nga: K.Goca Më: 30 maj 2024 Në ora: 23:24
Xherdan Shaqiri

Pas mbërritjes në Hotel “Säntispark” të mërkurën, Xherdan Shaqiri, ka stërvitur për herë të parë me kombëtaren e Zvicrës të enjten, ndonëse në fillim të javës kishte vuajtur nga problemet muskulore, shkruan mediumi zviceran “Blick”.  

“Nico Elvedi, Fabian Schar, Vincent Sierro, Ruben Vargas, Silvan Widmer dhe Steven Zuber nuk ishin aty. Atyre iu dha një ditë pushim nga stërvitja.

Nga e premtja do të marrë formë skuadra e Zvicrës për Kampionatin Evropian. 

Me Manuel Akanji (Manchester City), Yann Sommer (Inter) dhe Granit Xhaka (Leverkusen), treshja kampione nga ligat kryesore evropiane kanë arritur në Abtwil. Priten gjithashtu treshja e Bolonjës Michel Aebischer, Remo Freuler dhe Dan Ndoye si dhe Ricardo Rodriguez (Torino) dhe Yvon Mvogo (Lorient).

Të enjten, disa yje të kombëtares shkuan në një turne promovues për sponsorin e ri kryesor UBS. Ata shpërndanë autografe në degët e UBS në të gjithë Zvicrën, shumica prej tyre në vendet e tyre: Ricardo Rodriguez dhe Nico Elvedi në Cyrih, Ruben

Vargas në Basel, Yvon Mvogo në Gjenevë, Dan Ndoye në Lozanë, Leonidas Stergiou në St. Gallen, Michel Aebischer. në Bernë dhe Silvan Widmer në Aarau.

Të mërkurën, kombëtarja luajti një miqësore me dyer të mbyllura kundër një ekipi të rinjsh nga FC St. Gallen. Pas 2 x 30 minutash rezultato ishte 13:0 për yjet e kombëtares.

Golashënuesi më i mirë ishte Zeki Amdouni, i cili shënoi pesë gola.

Në listën e golashënuesve janë përfshirë edhe Kwadwo Duah, Jowl Monteiro, Fabian Rieder, Filip Ugrinic dhe Steven Zuber”, shkruan mediumi zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat