Skuadra shqiptare është e motivuar para sfidës me Mlladostin 

Futboll

Skuadra shqiptare është e motivuar para sfidës me Mlladostin 

Nga: K.G. Më: 30 maj 2024 Në ora: 23:33
Pamje nga një ndeshje

Të premten do të luhen ndeshjet e para të play-off-it për të plotësuar Ligën e Parë të Malit të Zi në futboll.

Skuadra shqiptare Otrant - Olympic dhe Mladosti Lob.bet ndeshen në Ulqin nga ora 17:30.

Skuadra shqiptare është e motivuar para sfidës me Mlladostin dhe kërkon fitore.

Ndeshja e dytë është mes Podgoricës dhe Jedinstvo Franca, e cila fillon në ora 19:00 e luhet në “DG Arena”.

Ndeshja e kthimit është caktuar për 4 qershor. 

Skuadrat më të suksesshme nga play off-i me dy ndeshje sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat