Dita mes vazhdimit të kontratës me Shkëndijën dhe kalimit në Shqipëri

Futboll

Dita mes vazhdimit të kontratës me Shkëndijën dhe kalimit në Shqipëri

Më: 31 maj 2024 Në ora: 12:02
Bruno Dita

Interesimi për 31- vjeçarin Bruno Dita është i madh, duke qenë se ai është një lojtar me kualitet dhe eksperiencë, por edhe në fund të kontratës me Shkëndijën e Tetovës, ku ka luajtur sezonet e fundit.

Bruno Dita ka sqaruar situatën, duke mos i mohuar kontaktet, por së pari ai duhet të bisedojë me klubin tetovar.

“Po, është e vërtetë që kam pasur kontakte nga dy skuadra të Superiores dhe mendoj se s’është mirë të përmend emra.

Ajo që mund të them është se deri më 14 qershor jam lojtar i Shkëndijës së Tetovës dhe po ashtu do të bisedoj së pari me drejtuesit e këtij klubi, ku jam ndier i respektuar. Më pas do të shohim çfarë do të ndodhë, do të vazhdoj me këtë skuadër, apo do të luaj diku tjetër” është shprehur Dita.

Blutë e dëshirojnë këtë futbollist për shumë arsye duke nisur nga fakti se ka një lidhje me fanellën e Dinamos, ka kualitet, eksperiencë dhe është polivalent, duke qenë se luan në qendër të mesfushës dhe në qendër të mbrojtjes, apo edhe në krah të këtij reparti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat