Barcelona duhet të bëjnë shitje të konsiderueshme, nëse dëshiron që të gjenerojnë fondet e nevojshme që Hansi Flik, të sjellë lojtarët e tij.
Disa lojtarë janë diskutuar si kandidatë potencialë për t’u larguar, dhe një nga më të spikaturit është Rafinja, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës sezonin e kaluar.
27-vjeçari ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Lindjen e Mesme dhe sipas gazetës “Mundo Deportivo”, një klub në Arabinë Saudite është i gatshëm të shpenzojë të paktën 100 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin anësor.
Rafinja ka pak interes për një lëvizje në Arabi Saudite, megjithëse klubet në vend ka të ngjarë të përpiqen maksimalisht për ta bindur atë gjatë verës. Për momentin, synimi i tij kryesor është të vazhdojë si lojtar i Barcelonës, edhe pse kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si shihet vendi i tij në skuadër nga Hansi Flik.