Arteta bëhet trajneri më i paguar në Angli?!

Futboll

Arteta bëhet trajneri më i paguar në Angli?!

Më: 31 maj 2024 Në ora: 12:06
Arteta e Guardiola

Mikel Arteta dhe Arsenali do të vazhdojnë së bashku edhe për shumë kohë.

Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, drejtuesit e Arsenal janë të kënaqur me punën e trajnerit.

Një rinovim që do të vijë edhe pse “Topçinjtë” kanë dështuar të fitojnë Premier Ligën në dy vitet e fundit, gjithmonë të mundur me “fotofinish” nga Man. Siti. Palët tashmë kanë një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Artetës, e cila skadon pas një viti.

Një pagë mbi 20 milionë paund (gati 24 milionë euro) në sezon është gati për trajnerin e “Topçinjve”.

Kjo do ta bënte atë jo vetëm trajnerin më të paguar në historinë e Arsenalit, por edhe më të paguarin në Premier Ligë dhe sigurisht se është një pagë më e lartë se ajo e Pep Gardiola-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat