Pas 20 vitesh në futboll, pensionohet Behar Maliqi

Futboll

Pas 20 vitesh në futboll, pensionohet Behar Maliqi

Më: 31 maj 2024 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Mesfushori i njohur defansiv, Behar Maliqi është përshëndetur sot me futbollin.

Maliqi njoftoi në “Facebook” se pas 20 vitesh në futbollin aktiv ai ka vendosur që t’i varë këpucët, respektivisht të pensionohet.

“Të dashur familjarë dhe miq,

Sot dua t'ju informoj për një vendim shumë të rëndësishëm. Pas një karriere të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në futboll, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli aktiv.

Gjatë kësaj periudhe si lojtar aktiv, kam fituar shumë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, kam krijuar miqësi të shumta dhe kujtime që do t'i mbaj mend gjithmonë. Veshja e fanellës së përfaqësueses së Kosovës, ishte një ndër arritjet më të mëdha, ishte nder dhe privilegj që të përfaqësoj vendin tim”, tha Maliqi në “Facebook”.

Behar Maliqi ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Feronikeli ’74, Prishtina, Llapi, Malisheva, Partizani, Fushë Kosova, Keku dhe Airoporti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat