Mbrojtësi i Vllaznisë kërkohet nga skuadra të tjera

Futboll

Mbrojtësi i Vllaznisë kërkohet nga skuadra të tjera

Më: 31 maj 2024 Në ora: 13:22
Geralb Smajli

Te Vllaznia për momentin ka edhe një çështje “Smajli”.

Mbrojtësi i djathtë duket se s’ka dëshirë ta rinovojë kontratën me kuqeblutë, që i përfundon në fund të muajit qershor.

Në ndjekje të lojtarit që aktualisht është grumbulluar me Kombëtaren U-21 janë vënë disa skuadra të Superiores, mes tyre Partizani dhe Elbasani.

Por në rastin e Geralb Smajlit ka një “ngërç” që duhet zgjidhur: klubet që e duan këtë futbollist, duhet të paguajnë taksën e formimit, që sipas burimeve të gazetës e kalon shifrën e 100 mijë eurove.

Mbrojtësi nuk ka mbushur ende 23 vjeç dhe s’mund të largohet nga Vllaznia, nëse një skuadër tjetër nuk është e disponueshme të paguajë shifrën që kërkon klubi kuqeblu. Vetë lojtari nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën pas propozimeve që i kanë bërë drejtuesit e Vllaznisë.

Smajli duket se pëlqehet edhe nga skuadra të huaja, por emrat e tyre nuk bëhen të ditura për momentin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat