Jemi 2 javë para startit të Euro 2024 dhe tashmë emocionet sa vijnë e shtohen. “Ethet” kanë kapluar tifozët dhe gjithë kombëtaret pjesmarrëse. Një ndër kampionatet më emocionuese pritet të jetë Euro 2024, ku kombëtarja shqiptare do të jetë mes protagonistëve.
Kurioziteti është i madh për të parë një kampionati të tillë dhe paraqitjen e skuadarbe. Shuë tifozë tashmë kanë në mendje dhe në zemrën e tyre ekipin që dëshirojnë ta fitojë këtë kompeticion. Gjermani është ekipi pritës i këtij kompeticioni, teksa kompania gjigande e basteve në SHBA, “BetMGM” ka thënë fjalën e tyre.
Kompania në fjalë bën parashikimet e saj në varësi të koeficientëve, të cilët fatkeqëesisht “dëshpërojnë” tifozët shqiptarë.
Sipas “BetMGM” kuqezinjtë e udhëhequr nga Sylvinho janë të parafundit në renditjen e publikuar, ku vetëm Gjeorgjia që merr pjesë për herë të parë në një kampionat europian ndodhet poshte nesh.
Ndërkohë si favorite shikohet Anglia, pas saj vijnë Franca dhe Gjermania.
Shumë më lart se sa Shqipëria ndodhen 3 kundërshtarët e tanë. Spanja vjen si favoritja e 4-të në këtë renditje dhe poshtë saj janë Portugalia, Italia, Holanda, Belgjika, Croacia dhe Top-10 e mbyll Danimarka.