Selektori i kombëtares së Malit të Zi, Robert Prosineçki, ka zgjeruar listën e futbollistëve.
Portieri i talentuar i kampionit të Malit të Zi, skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi, Igor Nikiç, është për herë të parë në listën e seniorëve.
“Mali i Zi luajnë miqësore kundër Belgjikës (5 qershor) dhe Gjeorgjisë (9 qershor).
Prosineçki ftoi tre lojtarë nga kampionati vendas, mes të cilëve edhe Igor Nikiçin”, ka shkruar mediumi malazez “Vijesti”.
Përveç tij, Prosineçki ftoi Demir Shkrijelin nga Mornari dhe Milosh Brnoviq nga Buduçnosti, ndërsa nga jashtë vijnë Meldin Dreshkoviq (Debrecin) dhe Vladan Bubanja (Lokomotiva Zagreb).