Kombëtarja niset për në Austri

Futboll

Kombëtarja niset për në Austri

Më: 31 maj 2024 Në ora: 15:12
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare mëngjesin e sotëm mbylli përgatitjet në “Shtëpinë  e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.

Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë.

E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Të gjithë së bashku për të përjetuar një Europian fantastik!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat