Brahim Diaz është në tension. Lojtari nga Malaga dëshiron të jetë i rëndësishëm në “Wembley”, edhe pse gjithçka tregon se do të jetë zëvendësues në finalen e Champions League.
Sidoqoftë, ai dëshiron të ketë rolin e tij kryesor dhe futbolli është shumë kapriçioz. Edhe pankina e 1 qershorit mund të jetë thelbësore dhe Brahim. Në moshën 24-vjeçare dëshiron të kulmojë në Londër atë që mund të konsiderohet një sezon i mirë: 44 ndeshje, 12 gola dhe 9 asiste në total.
Me La Liga-n e fituar së fundi, djaloshi nga Malaga përforcon një rekord historik, që ai e kishte tashmë: të qenit lojtari më i ri (ai mbush 25 vjeç më 3 gusht) që fitoi tri ligat kryesore: Premier League (me Manchester City më 2018); Seria A (me Milanin më 2022); dhe La Liga (me Real Madridin këtë vit).
Bëhet fjalë për pjesëmarrje të rëndësishme në ligën elitare spanjolle, pasi kujtojmë se Brahim Diaz në vitin 2020 tashmë ka kontribuar (po në La Liga) për Real Madridin duke marrë pjesë në 6 ndeshje (130 minuta lojë) dhe shënuar një gol e dhënë një asist.
Dy futbollistët e tjerë të vetëm që kanë fituar këto tri liga janë Cristiano Ronaldo dhe Danilo. I pari me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus; ndërsa braziliani me Real Madridin, Manchester Manchester City dhe Juventusin.
Brahim Diaz e përfundoi La Liga-n e fundit duke qenë lojtari me më shumë gola të realizuar (1.05) me ekipin e tij për 90 minuta të luajtura. Ai ndiqet në këtë statistikë nga Nico Williams (0.95 gola për 90 minuta) dhe Raphina (0.86).
Ky do të jetë debutimi i Brahim Diaz në një finale të tillë evropiane. Ky sezon do të kulmojë me një finale të Champìons-it, që nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se do të vinte kaq shpejt. Por ky është Real Madridi. Tani i mbetet vetëm të përfitojë nga mundësitë…, kur të vendosë “Carletto”.