Sarri befason me zgjedhjen e re

Futboll

Sarri befason me zgjedhjen e re

Më: 31 maj 2024 Në ora: 16:02
Maurizio Sarri

Pasi mbylli eksperiencën e fundit me Lazion, trajneri Maurizio Sarri është vendosur në kërkim të aventurës së radhës. Në shumë raste, trajneri 65-vjeçari është shprehur se kërkon një klub që t’i dhurojë motivim të lartë dhe që ta intrigojë, e këtë mesa duket italiani e ka gjetur në Greqi.

Kjo pasi gjithnjë e më shumë po “merr jetë” ideja për të trajnuar skuadrën e Panathinaikos në Superligën greke.

Sipas “Sky Sport”, grekët kanë nisur hapat e parë për të mbërritur te Sarri duke i vendosur mbi tavolinë një ofertë të rëndësishme financiare.

Për momentin, Sarri ka kërkuar pak kohë për të mos u nxituar, me italianin që duket i “joshur” nga një aventurë në Ballkan. Sezonin e fundit, Panathinaikos e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe i duhet të kalojë nëpërmjet kualifikueseve për të marrë pjesë në Europa League.

Sakaq, vlen të theksohet se më herët Sarri ka pasur interesin edhe të Fiorentinës e Bolognas në Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat