Makthi i Di Marias

Futboll

Makthi i Di Marias

Më: 31 maj 2024 Në ora: 16:27
Angel Di Maria

Angel Di Maria ka përfunduar sërish në shënjestrën e narkotrafikantëve.

Ish-sulmuesi i Juventusit u kërcënua nga disa anëtarë të krimit të organizuar në Rosario, vendlindja e tij.

Dy persona me kapuç hapën zjarr në një pikë karburanti, duke lënë në vend një shënim kërcënues drejt kampionit 36-vjeçar:

“Di Maria, po të presim. Nënshkruar: Los Rosarinos”.

Ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet futbollistit argjentinas, i cili aktualisht luan te Benfica.

Para disa muajsh para shtëpisë së prindërve u la një mesazh shumë i qartë kërcënues:

“Thuaji djalit tënd Angel të mos kthehet më në Rosario, sepse në të kundërtën do të vrasim një pjesëtar të familjes së tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat