Bender: Do të mbahemi mend gjatë, pavarësisht disfatës

Futboll

Bender: Do të mbahemi mend gjatë, pavarësisht disfatës

Më: 31 maj 2024 Në ora: 22:51
Pamje nga një ndeshje

Ish-mesfushori i Borusia Dortmund, Sven Bender, tashmë në drejtimin e moshave të verdhezinjëve, ka prekur rrugëtimin surprizues të ekipit të Klop në vitin 2013, aty ku kulmoi me finalen në “Uemblit”:

“Më vjen keq që u desh ta largohesha para kohe nga fusha në finalen kundër Bajernit, për shkakun e lëndimit.

Megjithatë jam shumë i lumtur për këtë etapë të artë. Eliminuam Realin në gjysmëfinale, ku askush nuk e priste.

Edhe pse nuk fituam trofeu, jam i bindur se do mbahemi mend gjatë”, përfundoi Bender. Borusia ka shansin për të ndrequr “gabimin” këtë të shtunë në “Uembli”, e ku do të luftojnë për Champions-in me Realin e “Don Karlos”. Në letër madrilenët janë ndjeshëm më të favorizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat