Skuadra shqiptare Otrant - Olympic nga Ulqini para shikuesve të vet e ka gjunjëzuar me rezultat 1:0 Mlladost Lob.bet, në ndeshjen e parë të play-off-it.
Futbollisti Nishimura në minutën e 74-të shënoi për fitoren e skuadrës së tij.
Ndeshja e kthimit luhet më 4 qershor në stadiumin “DG Arena” në Podgoricë dhe do të dihet se cila do të jetë pjesë e elitës së futbollit në Mal të Zi.
Otrant – Olympic ka epërsinë dhe ka rastin që të rikthehet pas një kohe në shoqërinë e më të mirëve.