Agim Ibraimi, drejtori i ri sportiv i Tiranës

Futboll

Agim Ibraimi, drejtori i ri sportiv i Tiranës

Nga: K.G. Më: 31 maj 2024 Në ora: 23:04
Agim Ibrahimi

Ish futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Agim Ibraimi, është drejtori i ri sportiv i ekipit të Tiranës. 

Klubi nga kryeqyteti i Shqipërisë i besoi një rol të rëndësishëm ish-lojtarit të Shkendijës, Mariborit, Domzales, Kukësit dhe Dinamos.

“Klubi i futbollit Tirana njofton se Agim Ibrahimi është emëruar drejtor sportiv i klubit bardheblu! Drejtuesit e klubit arritën marrëveshje me Ibrahimin duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për një projekt afatgjatë.

Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, bëri që klubi të zgjedhë Ibrahimin dhe t'i besojë atij këtë rol të rëndësishëm”, njofton KF Tirana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat