Feronikeli 74 - Prishtina e Re, finalja e barazhit  

Futboll

Feronikeli 74 - Prishtina e Re, finalja e barazhit  

Nga: K.G. Më: 31 maj 2024 Në ora: 23:25
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli 74 nga Drenasi synon që të sigurojë mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës. 

Nga ana tjetër, Prishtina e Re pretendon hyrjen për herë të parë në histori në Superligën e Kosovës.

Nesër në orën 15.00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, do të luhet finalja e barazhit mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës së Re.

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, jemi një fitore larg Superligës, e nesër ky është objektivi i vetëm.

Ftojmë të gjithë tifozët, mbështetësit dhe dashamirët e klubit tonë të jenë nesër në stadium masovikisht, në mbështetje të djelmoshave tanë drejt fitores që shkruan historinë.

Klubi ka organizuar transportin për tifozët e klubit, me ç’rast do të ndahen edhe fanella të futbollistëve, shalla dhe materiale tjera për tifozët tanë, si dhe biletat për grupin e tifozëve janë gratis”, njofton mes të tjera FC Prishtina e Re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat