Gjasula rrezikonte Europianin, zbulon ndihmën e trajnerit të Darmshtad

Futboll

Gjasula rrezikonte Europianin, zbulon ndihmën e trajnerit të Darmshtad

Më: 31 maj 2024 Në ora: 23:35
Pamje nga një ndeshje

Klaus Gjasula ishte një nga ata lojtarë të cilët mbetën jashtë listës së miqësoreve të Kombëtares në muajin mars dhe rrezikonin seriozisht që të mos përfshiheshin në listën përfundimtare të trajnerit Silvinjo.

Fakti që Gjasula po luante si qendërmbrojtës me skuadrën e Darmshtad, kishte penalizuar shanset e tij për të qenë pjesë e kuqezinjve në aktivitetin e verës.

Por gjërat ndryshuan në fundin e sezonit, kur Gjasula nisi të aktivizohej përsëri në mesfushë dhe futbollisti zbuloi se kjo ishte meritë e bisedës që kishte pasur me trajnerin Torsten Liberkneht.

“Unë kisha një bisedë me të dhe më tha që duhej të luaja përsëri në mesfushë”, tha Gjasula për “Darmstädter Echo”.

”Unë do i jem përjetësisht mirënjohës Torsten për këtë. Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për mua”, theksoi mesfushori i Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat