Mali i Zi përgatitet për dy ndeshje miqësore të muajit qershor, ndaj Belgjikës në udhëtim dhe me Gjeorgjinë në Podgoricë.
Dueli me belgët në Bruksel është të mërkurën.
“Nuk do të ndryshoj shumë në krahasim me ndeshjet në Antalia.
Do të jenë disa lojtarë që nuk patën rast deri më tani, por ne do të luajmë pak a shumë në të njëjtin sistem dhe do të mundohemi të imponohemi, edhe ndaj Belgjikës, megjithëse nuk do të jetë e lehtë”, - tha selektori i Malit të Zi, Robert Prosineçki.
Malit të Zi do t’i mungojnë Stefan Saviq dhe Adam Marushiq, po ashtu do të mungojnë edhe Risto Radunoviq e Marko Tuçi.
“Saviç nuk do të jetë me ne për shkak të angazhimeve private.
Në përgatitje nuk do të vijë as Marushiç për shkak të një problemi me ijë, ndërsa Tuçi ka thyer gishtin”, tha Prosineçki.