Tri mungesa para finales

Futboll

Tri mungesa para finales

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Tchouaméni u pa duke vrapuar i vetëm, Alaba dhe Lunin do t'i bashkohen sot ekspeditës në Londër!

Real Madrid ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Wembley gjatë të premtes (dje) përpara se të përballet me Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Seanca u zhvillua normalisht, me mungesën e vetme të Tchouaméni-t, i cili u pa duke vrapuar i vetëm, Alaba dhe Lunin, të cilët do t'i bashkohen sot ekspeditës në Londër, pasi ishin prekur nga gripi në ditët e fundit.

Reali synon trofeun e 15 në histori të Champions League.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat