Bomberi i Borusia Dortmund, Niklas Fylkrug, do jetë rreziku numër një në portën e Real Madrid.
Ai po përjeton një formë të mirë më fanellën e verdhezinjve, duke marrë rolin e protagonistit në shënimin e golave.
Pak orë përpara ballafaqimit me ekipin e Karlo Ançelotit, futbollisti 31-vjeçar është shfaqur i qetë dhe i fokusuar: “Ndeshja më e rëndësishme në karrierë. Ndihem mirë, i qetë dhe gati për të dhënë më të mirën. Atmosfera në ‘Uembli’ është e jashtëzakonshme. Pres koreografi fantastike nga tifozët tanë.
Ata dinë të dhurojnë gjithmonë magji. Do të jenë një armë shtesë kundër Realit. Të shënosh në të tilla nivele është e pabesueshme. Momenti për të folur në fushë dhe për të varur medaljen e kampionit në qafë”, përfundoi ai.
Lojtari më numër 9 te Dortmundi ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në 12 ndeshje, Champions, sezoni 2023-2024.