Karriera e Kalvin Phillips është sërish në udhëkryq.
Pas huazimit në merkaton e janarit të West Ham, mesfushori do të duhet të rikthehet në radhët e Manchester Cityt, aty ku trajneri Pep Guardiola ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij.
Në fakt, 28-vjeçari e kishte një alternativë dhe ajo ishte Leeds United. Por, ish-klubi i Phillips nuk mundi të ngjitej në Premier League dhe tashmë lojtarit i duhet të shohë për një tjetër destinacion. Megjithatë, fati mund të tregohet bujar me Phillips pasi në gjurmët e tij është Barcelona.
=Katalanasit e vlerësojnë mesfushorin për karakteristikat që zotëron dhe janë gati të bëjnë një tentativë për ta afruar në merkaton e verës. Por, me një kusht! Blaugranat mund të pranojnë të negociojnë vetëm nëse bëhet fjalë për formulën e huazimit pasi nuk janë në kushtet ku mund të shpenzojnë pambarimisht dhe kartoni i Phillips kushton 30 milionë euro.
Tani, “topi” kalon në fushën e Cityt me drejtuesit anglezë që do të duhet të bëjnë vlerësimet e tyre nëse do të nisin negociata me Barcelonën apo jo.