Dy nga lojtarët tit ullarë të Shkën dijës së Tetovës do të firmosin për skuadra shqiptare.
Në Maqedoninë e Veriut e bëjnë fakt të kryer se Eraldo Çinari dhe Bruno Dita do të kthehen të luajnë në vendin e tyre.
Dita do të shkojë te Dinamo, kurse Çinari te Vllaznia.
Nëse për mesfushorin është folur ditët e fundit për rikthimin në Superiore, ku kërkohet nga disa skuadra, me Dinamon në radhë të parë, për Çinarin deri tani nuk ishte folur për largim nga tetovarët dhe aq më tepër për rikthimin te Vllaznia.
ÇINARI – Në kampin shkodran në fakt ka zhvillime thuajse çdo ditë, sepse Vllaznia duhet të jetë gati në kohë për një përfaqësim sa më dinjitoz në Ligën e Konferencës.
Dhe forcimi i skuadrës me elementë cilësorë është përparësi e klubit. Nëse Çinari vërtet do të firmosë për skuadrën e tij të parë, do të ishte një goditje e madhe e Vllaznisë në merkaton verore, sepse bëhet fjalë për një sulmues me kualitet, që në kampionatin shqiptar ka veshur edhe fanellën e Partizanit.
Po ashtu, nëse në “Loro Boriçi” shkon edhe Lorenco Vila, atëherë sulmi i Vllaznisë do të kompletohej. Me këta dy lojtarë që do t’i bashkoheshin Bekim Balajt, duke shtuar edhe Grudën, Çobën dhe Malën, atëherë Vllaznia do të ishte e plotësuar në repartin ofensiv. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim, veçanërisht me Çinarin.