Mbrojtësi i krahut ikën nga Partizani!
Partizani pritet të jetë më i tkurrur kur të mblidhet më 10 qershor, pasi disa lojtarë janë ndarë tashmë me klubin e kuq.
“Panorama Sport” mëson se edhe Leart Zekolli ka vendosur të largohet.
Kontrata e tij skadon në këtë muaj dhe palët s’kanë vendosur të rinovojnë kontratën, duke e lënë mbrojtësin e djathtë të largohet si lojtar i lirë dhe të jetë në gjendje të firmosë kudo. 22-vjeçari nga Kosova në dy sezone zbriti në fushë 31 herë dhe grumbulloi 1319 minuta.
Largim tjetër pritet të jetë Bozho Mikuliç, një nga dështimet e mëdha të merkatos së këtij sezoni.
Kroati i ardhur në janar nuk është në planet e trajnerit Shehi dhe klubi po kërkon zgjidhje për ta larguar.