Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer!
Vllaznia ka hyrë fuqishëm në merkato, me qëllimin që të përforcojë ekipin për turet e Ligës së Konferencës që do të zhvillojë në muajin korrik.
Trajneri i shkodranëve Tomas Brdariç, i ka kërkuar klubit që të blejë shërbimet e mbrojtësit Melos Bajrami, ish-lojtarit të SC Gjilanit në Kosovë.
Bajrami, shihet si një ndër lojtarët më me prespektivë kosovar, teksa sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje tepër pozitive, duke siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës me ekipin e Gjilanit.