Dortmundi apo Reali?

Futboll

Dortmundi apo Reali?

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Gara më e zjarrtë në futbollin evropian, Liga e Kampionëve vjen sonte me finalen e madhe të kësaj ligë magjike.

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përballen në finalen e zjarrtë që do të luhet në ‘Wembley’ të Londrës.

Madrilenët kërkojnë trofeun e 15-të të elitës së futbollit evropiane, derisa ‘milionerët’ e Gjermanisë synojnë të përmbysin historinë e cila flet në favor të ‘Los Blancos’.

Dueli mes skuadrës ‘merenguese’ dhe skuadrës gjermane, parashikohet të sjellë një ndeshje tejet dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë trofeun e kësaj gare të madh evropiane.

Të besuarit e Carlo Ancelottit llogaritën favorit të paktën në letër, megjithatë, finalja e Ligës së Kampionëve jo rrallëherë di të sjellë rezultate të papaparashikuar.

Finalja mes Real Madridit dhe Borussia Dortmund nis në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat