Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane, foli për “Rai2″ pas ditës së parë të grumbullimit në kuadër të Kampionatit Europian: “Gjithcka shkoi mirë, ishte shumë bukur të shiheshim sërish.
E dimë se kemi shumë përgjegjësi, por kjo na stimulon. Arrijmë në këtë Kampionat Evropian me mundësitë për të qenë protagonistë”.
Italia shpesh është nënvlerësuar…
Është një kombëtare, për mendimin tim, që ka vlera të rëndësishme, nga pikëpamja njerëzore dhe teknike.
Mendoj se është një kombëtare, gabimisht, e pavlerësuar për vlerën e saj, si ekip dhe si individ.
Të qenit i nënvlerësuar na bën të konkurrojmë mirë, kjo është shpresa.
A është grupi juaj më i vështiri i Kampionatit Evropian?
Është sigurisht grupi më i vështirë i Kampionatit Europian, ose sikurse thuhet ndryshe ‘grupi i vdekjes’, por do të jetë i vështirë edhe për të tjerët që do të përballen me ne.
Jam i sigurt se edhe të tjerët kanë frikë nga ne. Në një pikë referimi vlerash, ne konsiderohemi nga kundërshtarët tanë si fitues potencial.
Në të kaluarën e kemi mposhtur Spanjën disa herë…
Mendoj se kjo është historia jonë, pavarësisht se si shkojnë ngjarjet. Kundërshtarët e dinë që kur të ndeshen me ne do ta kenë shumë të vështirë t’i marrin 3 pikët.
Në fund të fundit ne jemi kampionët e Europës në fuqi, pavarësisht se nuk arritëm të kualifikoheshim në Botërorin e Katarit. Të gjithë do të duhet të djersijnë shumë për të na mposhtur.