“Do të jetë një ndeshje speciale ndaj Italisë”. I bindur për këtë, Armand Duka, presidenti i federatës shqiptare të futbollit dhe nënkryetar i UEFA-s, duke folur për Sky Sport për ndeshjen e parë të grupit B kundër Italisë më 15 qershor:
“Në Dortmund – thekson Duka – ndaj Italisë ndoshta do të luajmë ndeshjen më të rëndësishme të jetës sonë, jo vetëm për marrëdhënien e futbollit me Italinë, por për gjithçka që na lidh.
Do të jetë një ndeshje e veçantë, shpresojmë të jemi miq dhe të këndojmë himnet së bashku në stadium.
Presim që më shumë se gjysma e tifozëve në stadium do të jenë shqiptarë”.
Më pas Duka flet për Shqipërinë ‘e tij’: “Edhe ne kemi një ekip, do të bëjmë kampionatin tonë evropian. Shpresoj që lojtarët tanë të mos kenë presion dhe ta përdorin turneun për të treguar cilësitë e tyre më të mira.
Nëse kalojmë grupin do të jemi shumë të lumtur, përndryshe do të ishim po aq të lumtur për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.
Italia është gjithmonë ndër favoritët, por mund të ndodhë që të dalin jashtë siç ndodhi në dy Botërorët e fundit: është një ekip historik, me cilësi, por skuadra jonë është e përgatitur për ta përballuar".