Conte - Napoli nis me një lëvizje të papritur

Futboll

Conte - Napoli nis me një lëvizje të papritur

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 16:05
Conte

Për Conte-n te Napol-i mungon vetëm njoftimi zyrtar. Trajneri italian donte të rikthehej te Juventusi, më pas t’i bashkohej Milanit, por vetëm një ofertë konkrete nga Seria A mbërriti në tryezë.

Pikërisht, ajo e klubit të Aurelio De Laurentiis.

Conte ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Napolin e cila me bonuse i kalon 8 milionë euro neto në sezon.

Njoftimi zyrtar pritet këtë fundjavë ose fillimin e javës së ardhshme.

Kalimi i tij tek “Axurrët” do të nisë atë që do të jetë një revolucion i vërtetë, një revolucion taktik por edhe lojtarësh.

Katër-pesë, nëse jo gjashtë mund të jenë nënshkrimet e reja të Napol-it të Conte-s. Në këtë drejtim, ditët e fundit ka qarkulluar fuqishëm emri i Paulo Dybala, i cili mund të largohet nga Roma.

Në ‘Radio Goal’, Valter De Maggio tha se “nuk kam pasur konfirmim” për praninë e argjentinasit në listën e blerjeve të trajnerit.

Një qendërsulmues, apo zëvendësues i Osimhenit, dy mbrojtës dhe më shumë se një mesfushor. Me Conten, Napoli do të ndryshojë gjysmën e skuadrës:

“Emri i Reteguit përmendet për sulmin, ku nevojitet një qendërsulmues fizik. Më pas ai është interesuar Neuhen Perezin e Udinese-s. Interesohet edhe për Dorgun (i Lecce-s) dhe Musah i Milan-it”.

Çuditërisht, De Maggio përmendi edhe emrin e Musah për Napoli-n e Conte-s. Mesfushori amerikan, të cilin Pioli e ka përshtatur edhe në krah, do të ishte një objektiv jo i thjeshtë për t’u arritur.

Milani e pagoi rreth 20 milionë euro dhe është e vështirë të mendosh se mund të merrte më pak për ta shitur te një konkurrent i drejtpërdrejtë në Itali.

Duhet thënë se Musah nuk la gjurmë në vitin e tij të parë me kuqezinjtë.

40 paraqitje dhe 2 asiste për lojtarin e ditëlindjes 2002, sigurisht jo i paprekshëm për klubin kuqezi, edhe nëse mendimi i trajnerit të ri, Paulo Fonseca, do të jetë i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat