Çudirat e futbollit shqiptar nuk kanë fund. Janë kaq shumë saqë ndoshta nuk mund t’i quajmë më çudira, por ngjarje të zakonshme ‘tradicionale’ shqiptare.
Më e fundit vjen nga Kavaja. Besa bleu kartonin e sulmuesit Moustapha Ba për shumën e 100 mijë eurove.
Duket e pabesueshme për një klub të Kategorisë së Parë, por ky ishte njoftimi zyrtar, ndaj ç’mund të themi më tepër.
Megjithatë, vetëm 6 muaj më vonë, Ba rikthehet sërish në Kosovë, tek ish ekipi i tij Trepça. Është vetë klubi dardan që zyrtarizon rikthimin e tij në shtëpi me një postim në faqen zyrtare.